Telegrafi

Tottenhami eliminohet nga FA Cup prej Norwichit, tifozi fyen Gelson Fernandesin në baza racore – mirëpo Eric Dier shkon t’i qërojë hesapet me të

Tottenham Hotspuri është eliminuar nga FA Cup, pas humbjes që pësoi në shtëpi ndaj Norwichit me anë të penalltive.

Koha e rregullt përfundoi 1-1, derisa në penallti fitoi Norwichi duke shënuar tri, për dallim nga Spurs që shënuan vetëm dy.

Jan Vertonghen shënoi golin e parë në minutën e 13-të me një asistim të Giovani Los Cleso, derisa rezultati ishte barazuar nga Josip Drmic (78’).

Ndeshja shkoi në vazhdime, mirëpo të dy skuadrat nuk arritën të shënonin më gola dhe shkuan në 11 metërsha.

Aty, Norwichi fitoi 3-2, derisa Gelson Fernandes kishte humbur penalltinë e fundit, e që një tifoz kishte shpërthyer në fyerje ndaj tij.

https://twitter.com/MHChehade/status/1235337754583732225

Eric Dier kishte dëgjuar tifozin e e tyre që kishte fyer në baza racore bashkëlojtarin e tij dhe shkoi në tribuna që të sqarohej me të – mirëpo jo në mënyrë të qetë.

Anglezi shkoi në drejtim të tij, derisa siguri i stadiumit e ndaloi atë para se t’i afrohej, në mënyrë që mos të shpërthente përleshja.

Pamjet e para tregojnë se Dier ishte tejet i nervozuar nga ato fyerje raciste dhe dëshironte t’i qëronte hesapet me tifozin e Tottenhamit. /Telegrafi/