Tottenham Hotspur e ka mposhtur thellë dhe me dominim Chelsean me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino ia ka shkaktuar humbjen e parë këtë sezon në Ligën Premier skuadrës së Maurizio Sarrit, Chelseat.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën t’i shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tetë minutave lojë, ku Dele Alli shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Christian Eriksen.
Për 2-0 u përkujdes kapiteni i skuadrës, Harry Kane, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 16-të.
Edhe pjesa e dytë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por kësaj radhe të dy skuadray arritën të shënojnë nga një gol.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 55-të të ndeshjes, ku korean-jugori Heung-Min Son shënoi një gol të bukur për 3-0 pas një aksioni individual.
E gjitha çfarë Chelsea arriti të bëjë ishte ta shënonte golin e nderit në minuntën e 85-të me anë të Olivier Giroud dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Spurs me rezultat 3-1.
Pas kësaj fitore, Spurs ngjiten në pozitën e tretë me 30 pikë, ndërsa Blutë bien në vendin e katërt me 28 sosh.
Në ndeshjen e radhës, Tottenhami udhëton te Arsenali, ndërsa Chelsea e pret Fulhamin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uf3iTxDeX90
https://www.youtube.com/watch?v=cCz0i0y7f7g
https://www.youtube.com/watch?v=4nqbOMFxcFk
Tottenham 3-[1] Chelsea – Giroud 85' pic.twitter.com/UtAU7OsrYI
— hadathgoals (@hadathgoals) November 24, 2018