Dinamo Zagrebi ka bërë befasinë më të madhe në Ligën e Evropës duke e eliminuar Tottenhamin.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 2-0 për anglezët, ndërsa në ndeshjen e dytë kroatët fituan me rezultat të njëjtë 2-0, duke e quar ndeshjen në vazhdime.
Në kohën shtesë lojtari i njëjtë që shënoi dy herë në kohën e rregullt, Mislav Orsic, shënoi për 3-0 në minutën e 106-të.
DINAMO JE U ČETVRTFINALU @EuropaLeague 💥🔥🤪🤪🤪🤪🚀🚀🚀🚀🔥🔥🔥🔥💙💙⚽️⚽️⚽️ GASI SVEEEEE 💥💥💥💥😎😎😎😁👏🏻👏🏻💪🏻
🏆 Dinamo – Tottenham 3:0 (3:2) 💥#dinamozagreb #UEL pic.twitter.com/QciHWD45XB
— GNK Dinamo (@gnkdinamo) March 18, 2021
Por Tottenhami kishte ende kohë për të shënuar një herë, madje kishte një rast të madh.
Zhvillohej minuta e 116-të kur një top i kthyer nga mbrojtja vjen te këmbët e Harry Kane, i cili e kishte portën pothuajse të zbrazët.
https://twitter.com/TorcedorInform1/status/1372644759848767489
Anglezi gjuajti disi, por goditja e tij u prit nga portieri Dominik Livakovic, i cili e ruajti portën e paprekur.
As Jose Mourinho nuk mundi t’iu besojë syve se çfarë humbi lojtari më i mirë i tij. /Telegrafi/