Telegrafi

Tottenhami e do Icardin

Tottenhami ka dërguar emisarët e vet drejt Milanos për të biseduar me Interin për Mauro Icardin.

Sky Sport Italia raporton se në Milano po qëndrojnë emisarët e klubit anglez për të biseduar për icardin.

Argjentinasi ka shënuar 52 gola në 105 ndeshje për Interin edhe pse 23 vjeçar.

Tottenhami ka gati 45 milionë euro për lojtarin, por ky është propozimi i dytë i refuzuar nga Interi, pas atij të Atletico Madridit. /Telegrafi/