Tottenham Hotspur dhe Arsenali kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët arritën të shënojnë edhe nga një gol, por vetëm ai i mysafirëve ishte i rregullt.
Goli i parë erdhi në minutën e 16-të, kur Aaron Ramsey shënoi për 1-0 pas një kundërsulmi të shpejt të Arsenalit.
Tottenhami arriti të gjej golin në minutën e 24-të me anë të Harry Kane, por anglezi ishte në pozitë jashtë-loje dhe goli nuk u pranua.
Në pjesën e dytë, ishin vendasit më të mirë dhe pas disa rasteve arritën të gjejnë edhe golin e barazimit.
Ishte minuta e 74-të e ndeshjes kur Kane u tregua i saktë për të barazuar rezultatin në 1-1 edhe pse pati shumë polemika për pozitë jashtë loje.
Pas këtij goli, Arsenali pati rast të mirë në minutën e fundit të arrij fitore, por Pierre-Emerick Aubameyang humbi penalltinë dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.
Pas këtij barazimi, Tottenhami mbetet i treti me 61 pikë apo katër më shumë se Arsenali në pozitën e katërt.
Në ndeshjen e radhës, Arsenali e pret në shtëpi Manchester Unitedin, ndërsa Tottenhami udhëton te Southamptoni. /Telegrafi/
https://twitter.com/guendouzismo/status/1101826706611101696
Yessssss!! @HKane is at it again!! #COYS pic.twitter.com/Gesc3mUn2x
— RAF Spurs Official Supporters Club (@RAFSpurs) March 2, 2019