Tottenham Hotspuri raportohet se është duke tentuar të bind Harry Kanen që të vazhdojë kontratën e tij edhe për disa vite.
Sulmuesi anglez është njëri ndër më të mirët në botën e futbollit, andaj Spurs duan që ai të rinovojë marrëveshjen.
Sipas asaj që raporton The Indepedent, Kane ka vënë kushte për Tottenhamin që të vazhdohet kontrata e re.
Është bërë e ditur se Kane kërkon rritje page me kontratën e re dhe të ketë qëllime serioze për të fituar trofe.
Kontrata aktuale e anglezit me Tottenhamin skadon në vitin 2024, derisa vlerësohet në shumën e 120 milionë eurove. /Telegrafi/