Telegrafi

Tottenhami dëshiron Strakoshën

Thomas Strakosha (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur po e ndjek nga afër portierin shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha, por duhet të ofrojë më shumë se oferta e refuzuar e Liverpoolit prej 30 milionë eurosh në sezonin e kaluar.

Sipas gazetës italiane Il Messaggero, Spurs kanë vënë në qendër të vëmendjes portierin e Shqipërisë, si trashëgimtar të Hugo Llorisit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Thomas Strakoshës

Si gjithmonë, Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është një negociator i vështirë dhe thuhet se ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh për 24-vjeçarin shqiptar.

Thomas Strakosha (Foto: Getty Images/Guliver)

I njëjti raport gjithashtu sugjeron se Liverpooli kishte bërë një ofertë me vlerë 30 milionë euro sezonin e kaluar, por klubi Biancocelesti e kishte refuzuar atë.

Strakosha është djali i legjendës shqiptare Foto Strakosha dhe doli në pah përmes akademisë së Lazos, ku ka qenë pjesë e tyre nga viti 2012. /Telegrafi/