Mbrojtësi i Tottenhamit, Destiny Udogie, ishte viktimë e një sulmi racist pas fitores ndaj Liverpoolit të shtunën.
Udogie bëri një postim në rrjetin social Instagram pas fitores 2-1 të Tottenhamit, me disa persona që iu përgjigjën me komente raciste duke e cilësuar atë si “majmun”.
Tottenham e ka dënuar ashpër këtë abuzim dhe kanë premtuar se do të ndërmarrin veprime ligjore ndaj atyre personave.
We are disgusted at the racist messages directed towards Destiny Udogie on social media following Saturday’s game against Liverpool.
We will work with the Premier League and, where possible, take action against any individual we are able to identify.
We stand with you… pic.twitter.com/aJxcnelfZX
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) October 2, 2023
Në një deklaratë të hënën, klubi londinez tha: “Ne jemi të neveritur me mesazhet raciste në drejtim të Destiny Udogie në rrjetet sociale pas ndeshjes ndaj Liverpool të shtunën”.
“Ne do të punojmë me Ligën Premier dhe nëse është e mundur do të ndërmarrim veprime ligjore ndaj çdo personi që mund të identifikojmë. Ne qëndrojmë me ty Destiny”, thuhej më poshtë në deklaratë.
20-vjeçari pati një paraqitje mjaft pozitive ndaj Liverpoolit e cila u vlerësua lart nga komuniteti sportiv, duke neutralizuar sulmuesin egjiptian Mohamed Salah.
Kjo ndeshje përfundoi me polemika të shumta, për shkak se VAR-i nuk e cilësoi si të rregullt një gol të Luis Diaz që do t’i barazonte shifrat në atë sfidë, por dyshime u hodhën edhe tek kartoni i kuq i Diogo Jotas. /Telegrafi/