Tottenham Hotspur kanë vendosur tashmë një çmim për të shitur mesfushorin Christian Eriksen, përpara afatit të 2 shtatorit.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, menaxheri Mauricio Pochettino dhe kryetari i klubit Daniel Levy diskutuan pozicionin e tyre në lidhje me Eriksen në një takim të premten.
Me afatin kalimtar të transferimeve në Spanjë, Itali dhe Francë të vendosur të hyj në javën e fundit, drejtuesit e Spurs duan ta shfrytëzojnë dhe ta shesin danezin.
Levy do të dëshirojë të fitojë para për një lojtar, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa Pochettino beson se skuadra e tij është më e mirë me Eriksenin në të.
Real Madridi, Atletico Madridi dhe Juventusi janë në mesin e klubeve që po e përcjellin situatën e Eriksenit.
Klubi londinez është gatshëm të shes yllin e tyre për një shifër prej 50 milionë funtesh. /Telegrafi/