Tottenham Hotspur janë shumë afër të mbyllin me mesfushorin Victor Wanyama.
Sipas Daily Star, skuadra londineze janë afruar së tepërmi me mesfushorin e Southamptonit, pasi oferta prej 12 milionë funteve si duket i ka kënaqur drejtuesit e klubit të kuq.
Ky afrim i mesfushorit është kërkesë direkte e trajnerit, Mauricio Pochettino, i cili është i prirur për të sjellë atë në White Hart Lane.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Mediat angleze pretendojnë se ‘Shenjtorët’ janë të gatshëm të pranojnë këtë ofertë për 24-vjeçarin, i cili ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.
Wanyama edhe më herët ishte nën urdhrat e trajnerit argjentinas, në kohën sa ky i fundit drejtonte Southamptonin. /Telegrafi/