Telegrafi

Tottenham shpreson në transferimin e Hunterlaar

Huntelaar pritej të ishte përforcimi i ri i Stuttgartit pasi klubi gjerman arriti marrëveshje me Real Madridin, por futbollisti refuzoi të transferohet në Bundesliga.

“Djaloshi është një golashënues shumë i mirë dhe unë ende jam i interesuar për të. E di për situatën me Stuttgartin, por ende shpresoj se do të mund të bëjmë diçka”, ka thënë trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp.

“Ka shumë zëra për të cilët flitet se mund të arrijnë, dikush jo, por Huntelaar është një prej atyre që i dëshiroj”, ka përfunduar anglezi.