Telegrafi

Tottenham ringjall interesimin për Moutinhon

Andre Villas-Boas është i paepur të shtojë kreativitet në skuadrën e tij dhe e ka etiketuar Moutinhon si cakun kryesor për afatin kalimtar të janarit. Spurs ishin afër të transferojnë lojtarin edhe gjatë verës për një shumë prej 27 milionë euro, por transferimi dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Moutinho kishte dhënë shenja se nuk ishte më i interesuar për një transferim në White Hart Lane, në mesin e interesimit nga Paris Saint-Germain dhe Zenit Saint Petersburg, por Tottenham ka zhvilluar biseda të freskëta me Porton, pasi ka marrë inkurajime nga përfaqësuesit e lojtarit.

Skuadra londineze vazhdon të luftojë me Liverpoolin dhe Arsenalin edhe për të siguruar shërbimet e Lewis Holtby nga Schalke. /Telegrafi/