Telegrafi

Tottenham qëndron në pozitën e katërt

Jermain Defoe ishte ai që hapi rezultatin në çastet e fundit të pjesës së dytë, për të çuar të qetë vendasit në pauzën e mes pjesëve.

Në fillim të pjesës së dytë rusi Pavlyuchenko dyfishoi rezultatin (55’). Mysafirët ngushtuan disavantazhin 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, por Pavlychenko shënoi edhe një herë, që ishte i goli i tij i tetë në shtatë ndeshje, për të vulosur fitoren e Tottenham.

Kishte reagime ndaj mënyrës së gjykimit të ndeshjes nga të dyja palët, pasi të dy ekipeve iu janë mohuar penalti nga arbitri Howard Webb.

Ekipi i trajnerit Harry Redknapp me këtë fitore do të vazhdojë të qëndrojë në pozitën e katërt të tabelës, pavarësisht rezultateve në ndeshjet e dy rivalëve tjerë për këtë pozitë, Liverpool dhe Manchester City./Telegrafi/