Telegrafi

Tottenham pritet t’i largojë katër lojtarë, kërkohen zëvendësuesit e tyre

Mauricio Pochettino (Getty Images)

Tottenham është kthyer në njërën prej skuadrave më simpatike në Evropë, pasi zhvillon futboll të bukur dhe sulmues.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, tashmë fokusi është që të arrihet njëra nga katër pozitat e parë që të jetë pjesë e garës prestigjioze edhe sezonin  ardhshëm.

Por klubi nga White Hart Lane, përveç stadiumit të i ri, do të bëjë ndërhyrje edhe në skuadër.

Aty ka disa lojtarë që pritet të zëvendësohen, pasi më gjasë do të shiten.

Katër lojtarë pritet të largohen, por që do të zëvendësohen. Mediat nuk kanë bërë publik emrat e atyre që do të afrohen.

Fernando Llorente

Sulmuesi erdhi nga Swansea për më shumë se 10 milionë funte, por që nuk ka arritur ta ketë impaktin e tij.

Erik Lamela

I ardhur para disa viteve nga Roma, për argjentinasin ky mund të jetë viti i fundit në klub.

Danny Rose

Mbrojtësi i majtë ka humbur vendin, ndërsa mos rinovimi i kontratës ka bërë që ai të mendojë largimin.

Toby Alderweireld

Padyshim njëri prej mbrojtëseve më të mirë në Evropë. Lëndimi ka bërë që ai të mbetet prapa, por që klubi ka filluar të mendojë shitjen e tij. /Telegrafi/