Tottenham Hotspur mund të heq dorë nga Christian Erikseni në këtë afat kalimtar, pasi skuadra e danezit skadon në verën e vitit 2020.
Lojtari 27-vjeçar ka refuzuar që ta rinovojë kontratën me Spurs, andaj po e kërkon largimin në këtë verë.
Skuadra angleze fillimisht kishte filluar bisedimet me Real Madridin për mesfushorin danez, mirëpo këta të fundit u tërhoqën në garë, për t’u fokusuar te Paul Pogba.
Sipas asaj që raporton Daily Mail, Tottenhami është i gatshëm që ta shesë Eriksenin në këtë afat kalimtar, pasi nuk dëshiron ta humbet lojtarin me parametra zero në verën e vitin 2020.
Finalisti i Ligës së kampionëve në sezonin e kaluar thuhet se është i gatshëm ta shesë mesfushorin danez në shumën e 54 milionë eurove.
Fillimisht Spurs kërkonin rreth 80 milionë euro nga shitja e Eriksenit, mirëpo pasi lojtari ka hyr në muajt e fundit të kontratës, atëherë janë detyruar ta ulin çmimin. /Telegrafi/