Telegrafi

Tottenham përgatit ofertë për James

Sipas Daily Mail, Redknapp është i etur të kthehet përsëri kah ish-klubi i tij Portsmouth, dhe të bëjë ofertë për të marrë shërbimet e James.

Redknapp ka ftuar David Button nga huazimi i tij te Crewe, pasi Heurelho Gomes, u lëndua gjatë mesjavës.

Por ai do të jetë i gatshëm t’ia japë numrin një portierit James, nëse ai vendos të transferohet në White Hart Lane. Redknapp është i bindur se James është i pakënaqur dhe përgatitet të shfrytëzojë shansin për të marrë atë nga Fratton Park.