Tottenham Hotspur është vënë pas kroatit Ivan Perisic, por Interi ia ka bërë të ditur që nuk e ka ndërmend ta shes lojtarin.
Sulmuesi kroat ishte në qendër thashethemeve verën e shkuar kur e kërkonte me ngulm Manchester United.
Klubi anglez në fund refuzoi të paguante 50 milionë euro për ta nënshkruar të.
29-vjeçari shënoi 11 gola dhe dha nëntë asistime, ndërsa Interi arriti të futet në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Është FCInterNews që raporton se ka interes të ri nga Anglia.
Sipas faqes së internetit, Tottenham kanë kontaktuar agjentin e Perisic, shqiptarin Fali Ramadani për t’ia bërë të ditur interesimin e tyre.
Megjithatë, Interi ia ka bërë tashmë të qartë se ai nuk është në shitje.
Kështu që do të duhej një ofertë e madhe për t’i detyruar ata të ndryshonin mendjen. /Telegrafi/