Site icon Telegrafi

Tottenham me ofertë zyrtare për Kessien, Barcelona e refuzon pasi e konsideron të ulët

Franck Kessie pritet të largohet nga Barcelona vetëm gjashtë muaj pas zyrtarizimi si lojtar i kësaj skuadre.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk ka arritur pritshmëritë në Camp Nou dhe largimi i tij nga Barça duket i pashmangshëm në afatin kalimtar të janarit.

E ardhmja e Kessie mund të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, ku Tottenham Hotspur tanimë ka bërë ofertë zyrtare.

The Sun ka raportuar se Antonio Conte e vlerëson shumë mesfushorin dhe dëshiron ta ketë nën urdhrat e veta nga janari.

Spurs kanë ofruar 15 milionë euro, ofertë që është refuzuar nga Barcelona pasi është konsideruar shumë e ulët.

Megjithatë Spurs duhet të rikthehen me një ofertë më të lartë, pasi katalunasit synojnë që të fitojnë rreth 30 milionë euro nga shitja e tij, përkundër që Kessie iu bashkua me parametra zero.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 13 paraqitje me Barcelonën ku ka shënuar një gol. /Telegrafi/

Exit mobile version