Telegrafi

Tottenham nuk heq dorë nga Huntelaar

Harry Redknapp nuk heq dorë nga përpjekja për të angazhuar Klaas Jan Huntelaar, i cili pritet të largohet nga klubi spanjoll këtë verë.

Darent Bent është në prag të kalimit në Sunderland, ndërsa Redknapp kërkon blerës edhe për Roman Pavlychenkon me qëllim që ta zvogëlojë konkurrencën në sulm.

Rusi është në radar të disa ekipeve, si Stuttgart, Roma dhe Besiktas. Pas angazhimit të Peter Crouch, trajneri ka në disponim edhe Jermaine Defoe dhe Robbie Keane.

Por Redknapp dëshiron të sjellë edhe Huntelaar, i cili muajin e kaluar refuzoi të kalojë në Stutgart. Por në konkurrencë për holandezin janë edhe Arsenal dhe Milan.