Telegrafi

Tottenham në bisedime me Robben?

London Evening Standard shkruan se anësori nuk është i dëshiruar më për Real Madridin, ekip që ka nevojë të shesë lojtarë për të grumbulluar mjete financiare për përforcime të reja.

Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, ishte takuar me zyrtarë të Realit gjatë muajit të kaluar, që shtoi spekulimet për një kalim të Robben në Tottenham, por spekulimet u mohuar nga babai i lojtarit dhe agjenti i tij, Hans.

Megjithatë, Tottenham nuk ka hequr dorë nga ish-lojtari i Chelseat dhe do të bëjë përpjekje për ta rikthyer atë në Londër.