Telegrafi

Tottenham – Liverpool: Notat e lojtarëve deri në finalen e Ligës së Evropës, më i mirë dhe më i dobëti te londinezët

Sonte, gjithë futbolldashësit sytë do t’i kenë drejt Madridit. Është momenti i finales së Ligës të Kampionëve.

Totenham Hotspurs dhe Liverpoolin do të takohen për trofeun në Wanda Metropolitano.

Tashmë janë publikuar notat e lojtarëve përgjatë tërë edicionit të këtij viti të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Statistikat krahasuese

Lojtari më i vlerësuar dhe me notën më të lartë është në radhët e ekipit londinez, ku gjithashtu edhe futbollisti me notën më të ulët është në radhët e “Gjelave”.

Harry Kane ka pasur një performancë të mirë këtë edicion dhe ka notën 7.6 ndërsa Danny Rose ka notën më të ulët, vetëm 6.5.

Ndryshe, takimi mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet në stadiumin madrilen të Wanda Metropolitano duke filluar në ora 21:00. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve deri në finale