Site icon Telegrafi

Tottenham kërkon të emërojë menjëherë Nagelsmannin

Tottenham Hotspur është i prirur të punësojë menjëherë trajnerin e shkarkuar të Bayern Munichut, Julian Nagelsmann.

Spurs pritet të shkarkojë së shpejti trajnerin italian, Antonio Conte, pasi nuk ka arritur t’i plotësoj pritshmëritë.

Shkarkimi tronditës i Nagelsmann nga Bayern Munich dhe punësimi i mëvonshëm i Thomas Tuchel në javë do të thotë që Spurs humbën një objektiv kyç, por fituan një të ri.

Lexo po ashtu U shkarkua nga Bayerni, Nagelsmann po kërkohet nga gjiganti i Ligës Premier

Sipas mediumit London Evening Standard, Tuchel ishte me interes për Spurs, por nuk kishte pasur bisedime me shkarkimin e pritshëm të Contes ende për t’u finalizuar.

Por, Bayern veproi shpejt për të shmangur humbjen e objektivit të tyre të preferuar.

Nagelsmann ishte një objektiv i Spurs kur Jose Mourinho u shkarkua dy vjet më parë, por ai shpejt ra dakord të bashkohej me Bayern nga RB Leipzig.

Lexo po ashtu Lojtarët e Tottenhamit në kontakt me Pochettinon

Nëse Spurs sërish dështon ta emërojë atë, Ryan Mason mbetet njeriu më i mundshëm për të marrë drejtimin, të paktën përkohësisht.

I preferuari i tifozëve Mauricio Pochettino plotëson numrin e tre kandidatëve kryesorë potencial. Pochettino u shkarkua tre vjet e gjysmë më parë, por thuhet se është i etur për një ribashkim. /Telegrafi/

Exit mobile version