Telegrafi

Tottenham kërkon Diego Forlan

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknap, dëshiron t’i zgjerojë opsionet në sulm, pasi ekipi tash është kualifikuar për në Ligën e Kampionëve. Sipas mediave angleze, Redknapp dëshiron ta transferojë yllin e Atletico Madrid, Forlan.

“Kjo nuk është hera e parë që një klub nga Liga Premier përpiqet të nënshkruajë me të. Për momentin ai është i fokusuar vetëm në Kupën Botërore”, ka thënë agjenti i lojtarit.

Forlan tashmë ka përvojë në Ligën Premier, pasi kishte veshur fanellën e Manchester United, edhe pse nuk kishte treguar kualitete në Old Trafford. /Telegrafi/