Telegrafi

Tottenham ka gati ofertën, para plus një futbollist për Zaniolon

E ardhmja e Nicolo Zaniolos vazhdon të jetë ende e paqartë me sulmuesin italian që nuk e ka të sigurt qëndrimin te Roma.

Ardhja e Paulo Dybalas ka bërë që largimi i reprezentuesit italian të përshpejtohet me Juventusin që mbetet favoriti kryesor.

Por në garë për sulmuesin anësorë është futur edhe skuadra angleze Tottenham Hotspur.

Drejtori i përgjithshëm i Spurs, Fabio Paratici ka udhëtuar drejt Italisë dhe do t’ia propozojë Romës një ofertë zyrtare për Zaniolon.

Londinezët janë gati të bëjnë një ofertë prej rreth 35 milionë euro si dhe të përfshijnë një lojtar për reprezentuesin italian.

Paratici është gati t’i jap Romës qendërmbrojtësin uellsian Joe Rodon i cili u transferua në Spurs gjatë kohës sa drejtohej klubi nga Jose Mourinho.

Roma synon që të fitojë 50 milionë euro nga shitja e Zaniolos, por Mourinhos mund t’i pëlqejë ideja të ketë përsëri nën urdhrat e tij qendërmbrojtësin uellsian.

Gjithsesi gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë zhvillime të reja nëse do të ketë një marrëveshje mes dy klubeve. /Telegrafi/