Telegrafi

Tottenham interesohet për Veretout, Roma i kërkon Ndombelen

Jordan Veretout është dëshira e radhës e Antonio Contes për ta transferuar te Tottenham Hotspur.

Mesfushori francez ka shkëlqyer në dy vitet e fundit te Roma dhe mund të largohet qysh në janar nga Giallorosët.

Conte e vlerëson shumë mesfushorin dhe ka kërkuar nga zyrtarët e klubit të tij ta transferojnë atë në Londër.

28-vjeçarit mund t’i pëlqej një rikthim në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier pasi ka luajtur aty për dy vite te Aston Villa.

Edhe për Romën mund të jetë e lehtë ta largojnë lojtarin, pasi janë të interesuar për mesfushorin e Spurs, Tanguy Ndombele.

Giallorosët i kanë kërkuar londinezëve që të shkëmbejnë kokë më kokë dy lojtarët francezë, Veretout të transferohet në Spurs derisa Ndombele te Roma.

Drejtuesit e dy klubeve janë në bisedime dhe nuk përjashtohet shkëmbimi i lojtarëve gjatë janarit. /Telegrafi/