Telegrafi

Tottenham interesohet për Babel

Mirror shkruan se Redknapp është i gatshëm të rrezikojë duke transferuar holandezin, i cili është në rrugë për t’u larguar nga Anfield, pasi nuk është pjesë e ekipit të parë të Rafa Benitez.

Babel, 23-vjeçar, nuk ka arritur të tregojë potencialin e tij në Liverpool, por Redknapp ka aftësi për të nxjerrë më të mirën nga mesfushori me tipare sulmuese dhe është i bindur se do të sigurojë shërbimet e tij.

Liverpooli është duke kërkuar Emile Heskeyn, sulmuesin e Aston Villas, dhe është i përgatitur të lejojë largimin e Babel për të krijuar fonde për transferimit e të parit./Telegrafi/