Telegrafi

Tottenham Hotspur 3-0 Arsenal, notat e lojtarëve: Harry Kane tjetër nivel, Xhaka ndër më të vlerësuarit te mysafirët

Tottenham Hotspur ka marrë një fitore të madhe në shtëpi përballë Arsenalit me rezultat të pastër 3-0.

Harry Kane me dy gola dhe Heung Min Son me një tjetër ishin realizuesit në këtë triumf të madh të Spurs.

E pikërisht kapiteni i ‘Gjelave’, Harry Kane ka qenë futbollisti me notën më të madhe në ndeshje, teksa me paraqitje të mirë u dalluan edhe Hugo Lloris, Heung Min Sn e Rodrigo Bentancur.

Tek skuadra mysafire më i vlerësuari ishte mbrojtësi brazilian Gabriel si dhe dyshja e mesfushorëve Mohamed Elneny e Granit Xhaka. Ndërkohë notat më të ulëta shkuan për dyshen e mbrojtjes Rob Holding dhe Cederic Soares.

Përkundër fitores, Spurs vazhdojnë të mbetën në pozitën e pestë në tabelë me 65 pikë, një më pak se Arsenali që zë vendin e katërt. /Telegrafi/