Telegrafi

Tottenham e nxjerr në shitje Dele Alli, dy klubet angleze pas tij

Dele Alli pritet të largohet nga Tottenham Hotspur pas shtatë viteve të kaluara tek kjo skuadër.

Mesfushori anglez nuk është më një lojtar i paprekshëm te Spurs dhe vlera e tij ka rënë jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit.

Trajneri i ri i Tottenham, Antonio Conte nuk e ka në planet e tij dhe Spurs e kanë nxjerr në shitje mesfushorin anglez.

Sipas asaj që ka raportuar Eurosport, largimi i Dele Alli nga ‘Gjelat’ do të ndodh qysh në afatin kalimtar të janarit.

Dy skuadrat elitare angleze, Newcastle United e West Ham United janë në garë për Dele Alli, por ai ndiqet edhe nga Paris Saint Germain.

Gjithsesi dëshira e lojtarit është të qëndroj në Ligën Premier dhe skuadra favorite për t’i marrë shërbimet e tij po shihet Newcastle.

Spurs nga ana tjetër janë në pritje të një oferte prej 30 milionë euro për të hequr dorë nga mesfushori ofensivë.

25-vjeçari këtë edicion me fanellën e Spurs ka zhvilluar 16 ndeshje, ku ka realizuar dy gola dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/