Telegrafi

Tottenham do të ofrojë 6 milionë për Foster

Sipas The Sun, Spurs dëshirojnë të ofrojnë 6 milionë euro në afatin kalimtar të janarit për portierin e kombëtares angleze.

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, është në kërkim të një portieri të ri, pasi Carlo Cudicini u lëndua seriozisht në një aksident me biçikletë javën e kaluar.

Foster ka frikë se nuk do të jetë pjesë e ekipit që do të udhëtojë në Kupën Botërore vitin e ardhshëm, nëse nuk luan rregullisht në Ligën Premier dhe mund të pranojë një largim nga United./Telegrafi/