Telegrafi

Tottenham do të bëjë ofertë për Bellamy

Mediat angleze shkruajnë se Tottenham dëshiron të transferojë Bellamy, i cili vlerësohet rreth 7 milionë funte, e ardhmja e të cilit në City është në dyshime pas harxhimeve që po bën trajneri Roberto Mancini.

Harry Redknapp është interesuar për Bellamy menjëherë pasi City transferoi nga Valencia për 24 milionë funte lojtarin e kombëtares së Spanjës, David Silva. /Telegrafi/