Site icon Telegrafi

Tottenham bëri transferimin më të ‘çmendur’ këtë dimër, Spurs rrëmbyen Dannjuman nga Everton para se të nënshkruanin kontratën

Tottenham ka realizuar transferimin më të çmendur të dimrit pasi përfundoi marrëveshjen me Arnaut Danjuman nga Villarreali, pavarësisht se sulmuesi holandez ishte objektiv i Evertonit.

Gjegjësisht, fundjavën e kaluar, klubi nga Liverpooli bëri ekzaminimet mjekësore me Danjuman dhe klubet arritën marrëveshje.

Kontratat duhej të nënshkruheshin sot dhe Danjuma të bëhej lojtar i skuadrës së Everton, por përfundoi në Tottenham.

Mbrëmjen e djeshme klubi londinez i ka hyrë punës me një ofertë për Villarrealin, duke i ofruar një huazim me rrogën e lojtarit të mbuluar deri në fund të sezonit.

Villarreal e pranoi dhe Danjuma zgjodhi Tottenhamin në vend të Evertonit dhe u transferua menjëherë te skuadra e Antonio Contes.

Danjuma do të nënshkruajë zyrtarisht kontratën me Tottenhamin në 24 orët e ardhshme.

Ai shënoi gjashtë gola në 17 paraqitje për Villarreal këtë sezon, ndërsa ai bëri gjashtë paraqitje për kombëtaren holandeze dhe shënoi dy gola.

Kujtojmë se Tottenham është në vendin e pestë në Ligën Premier me tre pikë më pak se skuadrat që janë në pozitat që çojnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

Exit mobile version