Telegrafi

Tottenham-Ajax: Formacionet e mundshme, Llorente nga fillimi

Sot (e martë) dita e ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19.

Ajaxi është mysafir i Tottenhamit, në një ndeshje që vështirë është të përcaktosh favoritin, edhe pse Spurs kanë ndihmën e publikut vendas, por në anën tjetër holandezët kanë entuziazmin.

Te vendasit për shkak të lëndimit nuk luajnë Harry Kane, Erik Lamela, Serge Aurier, kurse Son Heung-min do të mungojnë për shkak të kartonëve. Në anën tjetër nuk ka mungesa, në dyshim është vetëm Noussair Mazraoui. Më poshtë keni formacionet e mundshme:

Tottenham: Lloris; Trippier, Alderweireld, Sánchez, Rose; Dier, Wanyama, Eriksen; Alli, Lucas; Llorente.

Ajax: Onana; Tagliafico, Blind, De Ligt, Mazraoui; De Jong, Van de Beek, Schöne; Neres, Tadić, Ziyech. /Telegrafi/