Tottenham Hotspur ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Liverpoolit në derbin e javës në kampionatin anglez, Ligën Premier.
“Gjelat” kanë arritur të fitojnë derbin e javës së nëntë në Ligën Premier, duke kapur fitoren e katërt radhazi në kampionat.
Golat në këtë takim u shënuan nga Harry Kane (4’, 56’), Heung Min Son (12’) dhe Dele Alli (45+) për vendasit, ndërsa për Liverpoolin shënoi Mohamed Salah (24’).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht Kane, i cili u notua me 9.4, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin Simon Mignolet që u vlerësua me 4.2.
Te Liverpooli lojtari më i vlerësuar ishte anësori egjiptian, Salah, i cili u notua me 7.2. /Telegrafi/
Tottenham:
Liverpool: