Telegrafi

Tottenham 0-3 Man Utd, notat e lojtarëve – Ronaldo më i vlerësuari

Manchester Unitedi ka fituar në udhëtim te Tottenham Hotspur me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 10-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë arritur t’i kthehet fitores pas katër ndeshjeve, ku patën tri humbje dhe një barazim, pasi kanë triumfuar në udhëtim te Spurs.

Golat në këtë fitore për ekipin e Ole Gunnar Solskjaer u shënuan nga Cristiano Ronaldo (39’), Edinson Cavani (64’) dhe Marcus Rashford (87’).

Lexo po ashtu Man Utd fiton thellë derbin e javës në udhëtim ndaj Tottenhamit

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi portugez Ronaldo, i cili pas një goli dhe një asistimi u notua me 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin vendas, Hugo Lloris që u vlerësua me notë 5.9.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/