Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në udhëtim tek Tottenham Hotspur 1-2.
Lideri aktual i Ligës Premier luajti mjaftë mirë dhe arriti të dalë me pikët e plota nga Wembley.
Mesfushori holandez Georginio Wijnaldum shënoi golin e parë, ndërsa sulmuesi brazilian Roberto Firmino realizoi të dytin.
Për vendasit golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi zëvendësuesi Erik Lamela.
Pikërisht dy autorët e golave të The Reds patën edhe notat më të larta në këtë sfidë (7,4).
Paraqitje të mirë patën edhe Sadio Mane, Mohmaed Salah, James Milner e Alexander Arnold.
Tek vendasit nota më e lartë shkoi për portierin Vorm (7,9) dhe argjentinasin Erik Lamela (7,4).
Ndërkohë nota më e dobët ishte për dyshen angleze Trippier, Dier (5,8). /Telegrafi/