Manchester Unitedi ka arritur të fitojë në udhëtim te Tottenhami me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen derbi të javës së 22-të të Ligës Premier.
Unitedi i Ole Gunnar Solskjaer ka arritur edhe fitoren e pestë radhazi në Ligën Premier, pasi kësaj radhe kanë mposhtur ekipin e Mauricio Pochettinos dhe i është ofruar vetëm gjashtë pikë vendit të katërt.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 44-të nga Marcus Rashford, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Paul Pogbas.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri spanjoll, David De Gea, i cili ishte vendimtar me shumë pritje dhe u vlerësua me notë 9.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin vendas, Ben Davies që u notua me 6.3.
Tottenham:
Man Utd:
/Telegrafi/