Site icon Telegrafi

Tottenami futet në garë për Damiralin, Juventusi kërkon 35 milionë euro për mbrojtësin

Tottenham futet fuqishëm në garë për Merih Demiralin, i cili nuk po kalon një moment pozitiv me fanellën e Juventusit.

Edhe pse Giorgio Chiellini, ka pruar dëmtim të rëndë, turku është aktivizuar vetëm një herë nga trajner Maurzio Sarri, i cili mesa duket nuk e preferon shumë.

Pavarësisht situatës së krijuar te bardhezinjtë, ofertat në drejtim të mbrojtësit nuk mungojnë.

Merih Demiral (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)

Milani vazhdon ta vëzhgojë me interes, ndërsa Manchester United e Manchester City, po ashtu janë vënë pas lojtarit.

Juventusi për ta lënë të lire turkun kërkon 35 milionë euro.

Tottenhamin po mendon seriozisht për lojtarin, pasi Jan Vertonghen dhe Toby Alderweireld së shpejti mbesin pa kontrata.

Jose Mourinho (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Demiral mund t’i përmbushur kërkesat e Jose Mourinhos për përforcim të prapavijës. /Telegrafi/

Exit mobile version