Site icon Telegrafi

Tottehami konfirmon se Son do të kryejë shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut

Tottenham Hotspuri ka konfirmuar zyrtarisht se Heung-min Son do të shkojë në Korenë e Jugut për ty kryer shërbimin ushtarak.

Koreano-jugorët si shumë vende të ndryshme nëpër botë, e kanë të obligueshme që çdo qytetarë i tyre të ketë kompletuar shërbimin ushtarak.

“Klubi mund të konfirmojë se Heung-min Son do të kryejë shërbimin ushtarak në Korenë Jugore këtë muaj”, thuhet në njoftimin e Spurs.

Lexo po ashtu Heung-Min Son do të shkojë të kryejë shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut

“Sulmuesi ka arritur në vendlindjen e tij në fund të muajit mars dhe gjendet në vetëizolim. Stafi ynë mjekësor ka kontaktuar me te dhe ai është duke u rikuperuar nga lëndimi i pësuar në kraharor në fitoren 302 ndaj Aston Villës më 16 shkurt”.

“Son do të fillojë të kryejë shërbimin ushtarak në muajin maj, ndërsa shpresojmë që ai të rikthehet shëndosh dhe të luajë sërish”, thuhet më tej në këtë njoftim.

Lojtari parashihej që të kryente shërbimin ushtarak për 21 javë, mirëpo pasi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Aziatike në vitin 2018, ai tani do të qëndrojë vetëm katër javë. /Telegrafi/

Exit mobile version