Site icon Telegrafi

Totenhemi pas Canës

Mediat turke kanë shkruar dje se trajneri i Spursave, Harry Redknapp ka kthyer shikimin kah shtylla e kombëtares shqiptare për të përforcuar ekipin e tij për sezonin e ardhshëm. Redknapp e njeh mirë Canën nga sezoni i kaluar, kur ky shijoi një sezon mbresëlënës si kapiten i Sunderlandit.

Përveç Tottenhamit edhe klube të tjera angleze janë përmendur si të interesuara për mesfushorin kuqezi, në mes tyre Everton, Fulham dhe Aston Vila.

Tottenhami aktualisht është duke luftuar për pozitën e katërt të tabelës së Ligës Premier që kualifikon për në garën më të madhe evropiane, Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version