Telegrafi

Totaj e Haskuka tregojnë arsyet se pse nuk duhet votuar kundër kandidati për kryetar të Prizrenit (Video)

Kandidatët për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje dhe Shaqir Totaj nga PDK, kanë treguar arsyet se përse nuk duhet votuar njëri e as tjetri.

“Haskuka nuk do të duhej të votohej sepse nga profili profesional nuk është një profil që ju përgjigjet kërkesave dhe nevojave të postit të kryetarit të komunës. Nuk jeton në Prizren një kohë të gjatë nuk ka jetuar në Kosovë nuk është i familjarizuar me problemet e qytetarëve të Prizrenit, nuk ka dhënë ndonjë kontribut, prandaj mendoj se përparësitë janë në anën time”, ka thënë Totaj.

Ndërkaq Haskuka ka thënë se “Totaj nuk ka qenë i sinqertë gjatë procesit zgjedhor. Gjatë paraqitjeve publike ka thënë se është i ri në PDK, nuk paraqet vazhdimësinë e keqqeverisjes që është bërë në Prizren. Është distancuar tërë kohën nga PDK-ja”, ka thënë Haskuka. /Telegrafi/