Site icon Telegrafi

Toshkovski: Shifrat tregojnë ulje të vrasjeve dhe krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për gjendjen e sigurisë në vend, tha se statistikat tregojnë rënie të krimit lidhur me kriminalitetin sa i përket vrasjeve dhe krimeve këtë vit në krahasim me vitin e kaluar kur ministri i Punëve të Brendshme ishte Oliver Spasovski.

“Është detyra juaj të kërkoni dorëheqje, nëse mendoni se dikush nuk po punon si duhet. Por në vitin 2023 në territorin e Maqedonisë kanë ndodhur 23 vrasje, deri më tani në vitin 2024, 16 vrasje. Në vitin 2024 dy të pazbardhura, në vitin 2023 dy të pazbardhura, por jo një herë në vitin 2023 për këto 23 vrasje që kanë ndodhur, asnjë herë nuk keni dalë të kërkoni dorëheqjen e të nderuarit Spasovski. Këtu është hipokrizia që ju u tregoni publikisht qytetarëve. Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë vitit 2023 kanë ndodhur rreth 300 grabitje, në vitin 2024 rreth 150 deri më tani ose rreth 35 për qind më pak se në periudhën e njëjtë vitit të kaluar. Fakti është se shifrat janë ulur dhe se për 320 grabitje asnjëherë nuk keni kërkuar dorëheqje nga paraardhësi im në pozitë, por 300 herë më keni kërkuar mua”, tha Toshkovski.

Për vrasjet në Çair dhe Leptokari, Toshkovski tha se autorët janë në paraburgim dhe se MPB-ja e ka përfunduar punën.

Në seancën e sotme është pyetur edhe për kompetencat e drejtoreshës së Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet fetare, Olivera Trajkovska, për të cilën kryeministri Hristijan Mickoski ka theksuar se ka punuar si mësimdhënëse fetare në katër shkolla fillore në Komunën e Kumanovës dhe në kampet e organizuara nga kisha.

Exit mobile version