Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski reagoi ndaj shkatërrimit të pllakës përkujtimore në Karpallak.
“Si ministër e dënoj vandalizmin e pllakës përkujtimore në Karpallak që është vendosur për pjestarët e ushtrisë në vitin 2001”, shprehet Toshkovski.
Sipas tij, kjo vepër është sulm i drejtpërdrejtë ndaj memrories kolektive dhe ndaj atyre që dhanë jetën për integritetin e Maqedonisë.
“Dëshiroj të theksoj se këto vepra nuk do të tolerohen, kurse MPB do t’i ndërmerr të gjata masat e domosdoshme për dënimin e kryesve të këtyre veprave me qëllim që të rruhet vlerat tona kulturore dhe historike”, sqaroi Toshkovski.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u shkatërrua pllaka përkujtimore./Telegrafi/