MPB-ja do t’i përgjigjet çdo sfide, tha ministri i brendshëm Pançe Toshkovski i pyetur për informacionet për destabilizim të shtetit që i prezantuan në opinion përfaqësues qeveritarë. Kryeministri Hristijan Mickoski por edhe ministra nga VLEN thanë se do të organizohen trazira për shkak se në vjeshtë do të hapen procedura kundër ish funksionarëve të lartë.
“Nëse ka paralajmërime për trazira këtë vjeshtë në aspekt të protestave etj…Po, kishte gjatë periudhës së kaluar informacione të tilla, për më shumë arsye. A do t’ia dalim? Po”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm.
Megjithatë, Toshkovski është në të njëjtin mendim me presidenten Gordana Siljanovska Davkova në lidhje me seriozitetin e informacioneve të tilla.
“Ka informacione, por mendoj se në këtë moment nuk është cenuar siguria deri në aspekt që të thirret Këshilli i sigurisë”, tha Toshkovski.
Funksionarët qeveritarë për destabilizimin eventual në mënyrë të drejtpërdrejt e përmend BDI-në, prej ku paraprakisht theksuan se deklaratat e këtilla janë të pavërteta dhe janë blof politik, por nuk e përjashtojnë mundësinë që të organizojnë protesta në drejtim për të mbrojtur votën e shqiptarëve dhe kundër, siç thanë, përpjekjeve për majorizim.