Site icon Telegrafi

Toshkovski: Nëse ka tendenca për destabilizim, do të përgjigjemi ashpër

Ministria e Punëve të Brendshme është e gatshme t’u përgjigjet të gjitha llojeve të sfidave në të ardhmen. Sfidat që kanë për qëllim destabilizimin e Maqedonisë, nëse në realitet ka të tilla, ne do t’i përgjigjemi ashpër, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Në një deklaratë për media pas hapjes së Qendrës Rajonale K9 në Qendrën Policore Gjorçe Petrov, Toshkovski ka treguar se shërbimet janë duke përcjellë informacionin e duhur tek autoritetet.

“Shërbimet në kuadër të formave institucionale që kemi pasur në vend, të cilat merren me këtë lloj kompetence, kanë përcjellë dhe vazhdojnë t’i përcjellin informacionet e duhura organeve kompetente drejtuese në kuadër të tyre. Ato u ndanë përkatësisht me Kryeministrin dhe Presidenten.

Pra, gjithçka që kemi thënë në të kaluarën, sa i përket përpjekjeve, siç i kemi parë këto muaj, për të nxitur tensionet ndëretnike, se ato janë realitet, ne u përgjigjëm në përputhje me rrethanat dhe njëjtë do tu përgjigjemi edhe në të ardhmen. Kur them se po reagojmë siç duhet, po them se MPB ka kapacitetet e duhura për t’u përgjigjur në atë mënyrë që të jetë e nevojshme që të gjithë qytetarët të ndihen të sigurt dhe të qetë dhe në kuadër të këtij sistemi të sigurt dhe paqësor do të ushtrojnë të drejtat e tyre”, tha Toshkovski./Telegrafi/

Exit mobile version