Telegrafi

Toshkovski: E dijmë çfarë duam, kemi përvojë dhe dëshirë për të arritur vlerat europiane në shtëpi

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka zhvilluar takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës, Cyril Baumgartner.

Në takim siç njoftojnë nga MPB, ministri Toshkovski pati mundësinë të prezantojë objektivat programore të Qeverisë së re dhe prioritetet e përcaktuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, planin për riorganizimin e shërbimeve administrative dhe sistematizimi i vendeve të punës, ndryshimi i sistemit të trajnimit, me theks në trajnimin e vazhdueshëm, si dhedigjitalizimi i ministrisë dhe proceseve.

“Ne e dimë saktësisht se çfarë duam, kemi përvojë dhe dëshirë që me punë të ndershme dhe të përkushtuar t’i arrijmë vlerat evropiane në shtëpi”, theksoi në takim ministri Toshkovski.

Ambasadori Baumgartner shprehu besimin e tij në idetë e qarta për perspektivat e vendit, duke theksuar rëndësinë e çështjeve të sigurisë si një e drejtë themelore./Telegrafi/