Site icon Telegrafi

Toshkovski-Dashtevski: MPB dhe KSHZ do të jenë garantuese për organizimin e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka vizituar Komisionin Shtetëror Zgjedhor, ku ka takuar kryetarin Aleksandar Dashtevski dhe anëtarët e komisionit.

Në takim, Toshkovski u shpreh i hapur për bashkëpunim me KSHZ-në dhe theksoi se udhëheqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme është unanime se kompetenca e plotë e ministrisë do të vihet në dispozicion të komisionit për të ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet lidhur me për organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor, dhe janë nga fushëveprimi i punës së Ministrisë së Brendshme në përputhje me rregulloret ligjore pozitive.

Kryetari dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve shprehën mirënjohjen e tyre për vizitën e ministrit dhe paraqitën disa kërkesa teknike dhe sugjerime për përshpejtimin dhe përmirësimin e aktiviteteve që duhet të mundësojnë një proces efektiv zgjedhor.

Të dy u pajtuan që të dy institucionet në periudhën e ardhshme do të kenë një nivel të lartë bashkëpunimi dhe do të jenë garantues për organizimin e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike./Telegrafi/

Exit mobile version