Telegrafi

“Toshibas”, 531 milionë dollarë fitime

“Toshiba” në tremujorin e parë të këtij viti, ka rritur fitimet në 531 milionë dollarë (48.6 miliardë jen), njoftoi konglomerati japonez.

“Toshiba” ka njoftuar se në tremujorin e parë të këtij viti, shumica e sektorëve të saj kanë operuar mirë, por ka veçuar prodhimin e gjysmëpërçuesve, ku fitimet janë dyfishuar.

Në vitin financiar, i cili ka përfunduar në mars, “Toshiba” ka shënuar humbje neto prej 19.7 miliardë jen, krahasuar me 343.6 miliardë jen në fund të vitit të kaluar financiar.

“Toshiba” pret që në vitin aktual fiskal, i cili përfundon në fund të marsit 2011, të shënoj shitje në vlerë prej 7 000 miliardë jen dhe fitim neto prej 70 miliardë jen.
Faleminderit për rekomandimin