Telegrafi

Toshiba zbulon laptopin “satelit”

Modeli i ri i laptopit P700 është dizajnuar për lojëra dhe multimedia, ndërsa gjithashtu mbështet edhe lojërat në formatin 3D.

Ky model është në dispozicion në tri dimensione të ekraneve, përkatësisht në 14, 15, 17 inç, ndërsa është i mbështetur me procesorët e AMD ose A63400M, grafika të Radeon, pllakë të Intel Core i3, i5, ose i7, si dhe opsione tjera të grafikës nga GeForce GT 540M me Optimus.

“Sateliti” i ri i Toshiba’s gjithashtu posedon edhe dëgjueset e Harman me Dolby dhe Wave audio, USB 3.0 apo Blu-ray/Intel Wireless Display/WiMA, e cila është opsionale. / Telegrafi /