Telegrafi

Toshiba Regza në versionin tablet

Toshiba Regza AT501 10.1’ mbështetet në procesorin quad-core nga Nvidia Tegra 3 1.3 GHz, 1GB RAM, si dhe bateria zgjat deri në 10 orë pune.

Paneli i ekranit të Toshiba Regza AT501 ofron rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve që mundëson shikimin nga kënde të ndryshme si dhe kamerën me 3MP.

Toshiba Regza AT501 peshon 625 gram dhe çmimi i tij për shitje me pakicë është 425 dollarë. / Telegrafi /