Telegrafi

Toshiba Portege R835

Shtëpiza e këtij laptopi 13.3 inçësh është e ndërtuar nga përzierja e magnezit ashtu që ofron rezistencë më të fortë ndaj goditjeve.

Mund të zgjidhet procesori Core i3-2310M ose Core i5-2410M, grafika është e integruar, rezolucioni i ekranit është 1.366 x 768 pikselë, ka 4 GB RAM dhe disk 640 GB.

Po ashtu, ka vend për DVD, ueb-kamerë, lexues të kartelave të memories, linja të USB 3.0 dhe HDMI. Përmban bateri e cila ofron nëntë orë funksionim pas mbushjes.

Çmimi fillestar në tregun amerikan është 900 dollarë, ndërsa shitja fillon nga java e ardhshme. /Telegrafi/